Goditja e fundit e Junajtid në merkato zhgënjen tifozët

0

Tifozët e Manchester United nuk e kanë pritur aspak mirë fundin e merkatos së janarit. Djajtë e Kuq përfliteshin për një interesim rreth shumë yjeve të futbollit evropian, mes të cilëve spikasnin emrat e Mats Hummels, Kevin Strootman, Marquinhos apo dhe Raphael Varane. Por në fund askush prej tyre nuk iu bashkua skuadrës së Louis van Gaal, përkundrazi një emër krejt i padëgjuar nga tifozët u prezantua si transferimi përmbyllës.

Andy Kellet, 21-vjecari (rezervë) i Boltonit (Championship – kategoria e dytë angleze), u huazua tek United dhe ishte lojtari që u njoftua në fund si transferimi përmbyllës. Krejt nga c’ ishin pritshmëritë “Djajtë e Kuq” huazuan një lojtar i cili deri tre javë më parë luante (si i huazuar) tek Playmouth (League Two – kategoria e katërt angleze).

Me siguri, Kallett nuk do ta shohë ndonjëherë fushën, mbase do të luajë për rezervat, por kjo lëvizje i ka zhgënjyer shumë tifozët, të cilët prisnin goditjen e radhës për një përforcim me peshë në prapavijë. / aSport

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.