Goditja e bujshme e Uest Hem, 50 milionë euro për sulmuesin uruguaian

Klubi i Uest Hemit është gati të thyejë rekordin e transferimeve. Objektivi i skuadrës londineze është sulmuesi i Selta Vigos Maksimiliano Rodrigez. Futbollisti uruguaian ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, që pritet të aktivizohet në orët në vazhdim.

Gomez luan prej dy sezonesh në Spanjë, ku ka impresionuar me përshtatjen e tij të shpejtë me futbollin evropian. Në edicionin aktual, uruguaiani ka gjetur nëntë herë golin në La Liga.

Ardhja e Gomez do t’i hapë rrugë largimit të meksikanit Havier Hernandez, i njohur ndryshe si “Cciccarito”, ndërkohë që një sulmues tjetër që pritet të largohet nga Uest Hemi është dhe Endi Keroll, ky i fundit është prej gjashtë vites pjesë e klubit londinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *