Goditi kundërshtarin dhe arbitrin, çfarë dënimi në Belgjikë!

0

Dhuna në futboll është diçka që ndonjëherë bëhet e pashmangshme, të paktën në divizionet e ulëta. Pikërisht në Belgjikë, konkretisht në divizionin e katërt, në ligat rajonale, një lojtar i ekipit FC Suraye United Mechelen, pasi është ndëshkuar me karton të kuq është tërbuar me plot kuptimin e fjalës.

Pasi është ndëshkuar, futbollisti ka goditur me kokë arbitrin, por gjithsesi nuk është mjaftuar me kaq. Pasi ka hedhur në tokë arbitrin, ai ka goditur edhe lojtarin kundërshtar që u bë shkak për kartonin e kuq. Një ngjarje që bëri bujë në Belgjikë dhe jo vetëm.

Tashmë, kanë kaluar disa muaj nga ajo ngjarje dhe gjykata sportive ka marrë dënimin për lojtarin. “Fatura” që i duhet të paguajë është me të vërtetë “e shtrenjtë”. Plot pesë vite i dënuar për të qëndruar jashtë fushave. Lojtari ka kërkuar apelim për të zbutur dënimin, por gjykata e ka hedhur poshtë menjëherë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.