Godin lë Atletikon mes lotësh, mbrojtësi gati për kalimin në Itali!

0

Diego Godin do të lërë Atletikon e Madridit dhe do të bashkohet me Interin. Uruguajani, i cili është pjesë e “Los Colchoneros” prej nëntë vitesh, ka firmosur një para kontratë me zikaltrit dhe do të kalojë me parametra zero në “San Siro”.

Tashmë që jemi në fundin e sezonit, mbrojtësi ka dalë përpara mediave, ku ka njoftuar edhe largimin e tij nga Madridi. Godin nuk ka arritur të përmbahet edhe ka shpërthyer në lot gjithashtu. 33-vjeçari ka theksuar se Atletiko ka qenë një familje për të.

“Do largohem nga Atletiko Madrid dhe këto janë ditët e mia të fundit këtu. Dua që t’i falënderoj të gjithë, keni qenë një familje për mua.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.