Godet rivali i Kukësit, merr portier e sulmues cilësor

0

Sherifi i Tiraspolit humbi disa titullarë gjatë javëve të fundit, por Kukësi nuk ka arsye që të festojë, sepse kampionët e Moldavisë kanë një bazë financiare të shkëlqyer, që i lejon të afrojnë lojtarë shumë cilësorë, mbi të gjitha për faktin se te ky klub shpresojnë të kapin grupet të paktën në Europa League, duke parë ecurinë e Sherifit në Europë në dekadën e fundit.

Sot Sherifi ka zyrtarizuar dy goditje mjaft cilësore, sepse i ka marrë Osijekut portierin kroat Zvonimir Mikuliç, 27 vjeç, titullar i paprekshëm me Osijekun prej 4 sezonesh, si dhe ka afruar sulmuesin malazez Stefan Mugosha, 25 vjeç.

Sulmuesi i kombëtares së Malit të Zi është ndeshur me Flamurtarin para disa vitesh, kur luante për Buduçnostin, ndërsa në sezonin 2013/2014 kaloi te Mlladosti, duke realizuar 15 gola në 29 ndeshje.

Që aty, kaloi të Kaizerslauterni në Gjermani, më pas te Aue, te Mynih 1860 e në pjesën e dytë të sezonit të fundit te Karlsruhe në huazim, me 2 gola në 12 ndeshje.

Falimentimi i Mynih 1860 e nxorri Mugoshën të lirë në treg dhe Sherifi përfitoi, duke firmosur sot, një rrezik më shumë për Kukësin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.