Godet Liverpuli, siguron yllin e Lajpcigut

Nabi Keita është i Liverpulit, më në fund, por jo që tani.

Klubi i kuq tentoi gjithë verën, duke ofruar shifra rekord për klubin, por Lajpcigu refuzoi prerë, duke deklaruar se këtë sezon nuk shet askënd.

Atëherë, Liverpuli ka zgjedhur strategjinë e re, duke mbyllur gjithçka me Keitanë dhe duke i komunikuar Lajpcigut se do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës, prej 50 milionë eurosh, që hyn na fuqi verën e ardhshme.

Shpenzim rekord për The Reds, që sigurojnë një mesfushor fenomenal për verën e vitit 2018, me çmim shumë më të ulët se tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *