Godet Juve, pranë talentit italian!

Juventusi ka bërë hapa konkretë për të siguruar talentin e futbollit italian, Federiko Bernardeski, pasi i ka ofruar, sipas “Sky”, 40 milionë euro dhe bonuse në sajë të paraqitjeve të futbollistit dhe suksesit të ekipit. Një lëvizje kjo e pritur nga drejtuesit e Fiorentinës, që tentuan në çdo mënyrë që të mbanin lojtarin e tyre më të mirë, bashkë me Kaliniç, por që nuk do të jetë e mundur të ndodhë. Bernardeski, sakaq, ishte ndër më të mirët e Italisë në Europianin U-21 të zhvilluar në Poloni. Fiorentina e huazoi te Krotone në Serinë B, dy vjet më parë, ku edhe u rrit më shumë, ndërsa tashmë ai është drejt trampolinës së madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *