Godet Bashakshehiri, akord me brazilianin e famshëm

Bashakshehiri kryeson kampionatin turk me 35 pikë, ndërsa ndiqet nga katër ekipe në kuotën e 29 pikëve. Drejtuesit e klubit kryesues kanë objektiv titullin dhe kanë përforcuar ekipin, duke i dhuruar trajnerit një emër të madh për repartin ofensiv.

Klubi turk ka arritur marrëveshjen me Robinjon, i cili është larguar nga Sivaspori. 34-vjeçari, i cili ka shënuar 28 gola me kombëtaren e Brazilit, do të luajë pjesën e mbetur të sezonit me ekipin e vendit të parë.

Ka qenë vetë klubi i Bashakshehirit që ka njoftuar marrëveshjen, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. “Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me Sivasporin për transferimin e Robson De Souza (Robinjo)”, shkruhet në deklaratën e klubit, që pret gola nga braziliani i famshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *