Godelli: Shabani dopoi gjithë ekipin

1

Daniel Godelli shfryn në rrjetin social Facebook duke akuzuar ata që kanë dalë në mbrojtje të Luan Shabanit, i cili sipas peshëngritësit nga Peqini është fajtori kryesor për shkërmoqjen që pësoi shtanga shqiptare. Madje, Godelli shkon edhe më tej duke aluduar se nëse i gjithë ekipi kombëtar i peshëngritjes do të ishte marrë në testin e antidopingut do të kishte rezultuar fatale.

Reagimi i plotë i Godellit
Keta njerez qe kerkojn perova per luani i gjen se ka prova por mos i permendi me emrat e sportistave mos i hidhni me benzin zjarrit dhe na leni te mbajm nje denim qe nuk na takon .

Mjafton te shohesh luanin ne kte foto se sa i gezuar isht per ato medalje qe morem me djerse jo me ndimen e luanit por e verteta do vi herit apo von . Un pata gullxim te bej 15 vite sport mbi 50 medalje pa e njoh fare lianin 52 kontrolle anti dopingu dhe kurr skam pas as nje problem me dopingu dhe ska pse dikush ti dali avokat luan shabanit nese ai nuk ka faj te dal ne medjat shqipetare dhe ti jap logari si sportistat

u kapen me dopinge e jo te zhduket dhe te dini dicka qe vetem 3 sportista jan mar ne testin anti dopinge daniel godelli hysen pulak romela begaj dhe te tre kto sportista rezultuan pozitiv imagjinoni te isht mar i gjith ekipi

do isht fatale per peshngritjen shqipetare dua te di si e justifikoin keta njerez qe dalin e mbrojn kur jan kap 3 sportista me te njejten medikamet a thua kemi ran ne kompromis me njeri tj qe te marim ate medikamet qe esht me antik se piramidat pytje nese mershin gjith sportista ne kontroll dhe u kapshin ca do thoshte kto qe mbrojn luan shabanin – /Shqiptarja.com

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image