Godelli i artë, Qerimaj 2 medalje

0

Daniel Godelli kthehet në shtëpi i mbuluar në ar, sepse ka marrë medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Split të Kroacisë. Në peshën deri në 77 kg garonin dy shqiptarë tek të cilët kishim shumë shpresa, Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj.

Në stilin e shkëputjes shkëlqeu Godelli, i cili në provën e tretë tentoi gjithçka për gjithçka, me 161 kg. Një triumf, sepse Godelli ia doli ta ngrinte, duke u bërë kampion Europe.

Nëse pika e fortë e Godellit ishte shkëputja, Erkand Qerimaj shkëlqeu në shtytje, sepse shkodrani ka surprizuar, teksa ka ngritur 193 kg, kur më parë Godelli kishte dështuar në provën e tretë në 192 kg. Medalje argjendi në shtytje për Qerimajn, por edhe në dygarësh arrin medaljen e bronzit, ndërsa Godelli në dygarësh ka zënë vendin e katërt.

Tre medalje nga dy peshëngritës, motiv për të festuar dhe për të qenë krenarë, edhe pse realisht mundësitë dhe pretendimet duhet të jenë edhe më të mëdha se kaq, duke njohur nivelin e peshëngritësve tanë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here