Gladiator “tradhtar”, Roma i bën dalje

0

Për kë bën tifozllëk realisht Rasëll Kroui? Aktori i famshëm që ka luajtur rolin e Maksimus në filmin epik Gladiatori ka thënë shpesh në të shkuarën se është tifoz i Romës, ndoshta edhe si lidhje logjike mes qytetit roman dhe filmit të tij.

Edhe pas një deklarate të Jyrgen Klopit para sfidave kundër Liverpulit (“Kemi mungesa në mesfushë, do na duhej Gladiatori Kroui”, Kroui komentoi në Twitter se Klop kishte gabuar skuadër, sepse aktori ishte me Romën.

Megjithatë, në kohë pushimesh dhe merkatoje, Roma e Lacio e nisin derbin në rrjetet sociale, sepse Rasëll Kroui ka tradhtuar bujshëm, duke u shfaqur në një foto ku pozon me fanellën e Lacios, mbi të cilën shkruhet: “Maksimus i Lacios”. Edhe vetë Kroui në një prononcim deklaron që është i Lacios, ndoshta për të shtuar dozën e humorit dhe ngacmimeve mes dy klubeve.

Edhe faqja e Lacios u fut në lojë, duke postuar dje lajmin: “Lajmi i fundit. Edhe Gladiatori është tifoz i Lacios!”.

Skandal, si mund ta pranojnë Roma dhe tifozeria e saj këtë tradhti? Menjëherë ka ardhur reagimi komik i Romës, që në faqen e vet në Twitter dhuron gjithnjë spektakël.

Përfundon këtu miqësia jonë me Rasëll Krouin. Tani miku ynë më i mirë është Xhoakin Feniks”, duke iu referuar aktorit që në filmin “Gladiatori” interpretonte Komodon, kundërshtarin e egër të gladiatorit Maksimus.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.