Gladbah gjen zgjidhje për sulmin, firmos djali i kampionit të botës

0

Drejtori spotiv i skuadrës së Borusia Mënshengladbah, Maks Eberl, konfirmuar blerjen e është e talentit të skuadrës së Guingamp, Markus Turam. Futbollisti shtatlartë është djali i ish-mbrojtësit francez Lilian Turam. Në ndryshim nga i ati, 21-vjeçari luan si sulmues qendre.

Markus Turam ishte ndër të paktët lojtarë që shkëlqyen gjatë këtij sezoni zhgënjyes për skuadrën që u rendit e fundit në elitën e futbollit francez. Sulmuesi shënoi 9 gola në 2500 minuta.

Ecuria e mirë e Turam solli interesin e shumë klubeve franceze, por në fund lojtari zgjodhi kalimin në Bundesligë. Sipas “RTL” kosto e transferimit i kalon 14 milionë eurot.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.