Gjysmëfinalja “zjarr” për “dardanët”, luhet derbi ballkanas

0

Kosova do të kërkojë që të marrë biletën e Ligës D që të “fluturojë” në Euro2020. Shanset janë reale, duke marrë në konsideratë dhe paraqitjet që skuadra e Shaland ka bërë gjatë kësaj periudhe. Sipas rregullores së paraqitur nga UEFA është përcaktuar dhe kundërshtari i Kosovës në gjysmëfinale.

Do të jetë Maqedonia kundërshtari i “dardanëve” në gjysmëfinale, ndoshta skuadra më e vështirë në Ligën D, por jo i pakalueshëm. Ndeshja do të luhet në marsin e ardhshëm saktësisht në datat 26-28 mars në Maqedoni.

Një mundësi e madhe, pasi Kosova mund të shfrytëzojë rrugine  Shkurtër për të marrë pjesë për të parën herë në një kompeticion kaq madhor. Do të jetë një derbi ballkanas, pasi dihet që edhe në skuadrën e Maqedonisë ka jo pak shqiptarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.