Gjysma e Superiores në fushë, sa shumë miqësore!

Superiorja dhe Kategoria e Parë janë pushim, por sot dhe nesër janë planifikuar disa ndeshje miqësore. Kështu, Kukësi ka zgjedhur Korabin si kundërshtar për të ruajtur ritmin. Trajneri Ramadan Ndreu do të shohë skuadrën në fushë dhe do tentojë të zgjidhë dilemat për formacionin që do të zbresë në fushë ndaj Partizani. Kjo miqësore luhet sot në “Pezë-Helmës”. Miqësore tjetër e konfirmuar është edhe Apolonia-Egnatia.

Nesër do të luhen edhe më shumë ndeshje. Deri më tani Skënderbeu, Kastrioti, Teuta dhe Tirana kanë programuar miqësore kundër ekipeve të Kategorisë së Parë. Ndërkohë, po nesër do të luhet edhe Bylisi-Tomori.

E premte, 22 mars 2019
Ora 15:00 | Kukësi-Korabi
Ora 15:00 | Apolonia-Egnatia

E shtunë, 23 mars 2019
Ora 14:00 | Besa-Kastrioti
Ora 15:00 | Skënderbeu-Pogradeci
Ora 15:00 | Teuta-Oriku
Ora 15:00 | Bylisi-Tomori
Ora 16:00 | Tirana-Dinamo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *