“Gjyshi” i ekipit të Rashicës në Gjermani, foto me birrë sjell reagimin e ashpër: Flasim kur të vish!

Klaudio Pizarro nuk ka varur ende këpucët në gozhdë. Pavarësisht moshës së tij të madhe, 41-vjeç, vazhdon të jetë ende pjesë në futbollin aktiv. Aktualisht është pjesë e Ëerder Bremenit, atje ku luan edhe Milot Rashica.

Por këta të fundit ndodhen në një situatë krize, pasi po luftojnë për qendrimin në “Bundesligë”. E sikur të mos i mjaftonte mosha e madhe dhe asnjë gol i shënuar në këtë sezon, “gjyshi” i Ëerderit luan me nervat e tifozëve.

Një foto me birrë nga pushimet në Tajlandë që e ka postuar vetë në “Instagram” ka sjellë edhe polemika nga drejtuesi sportiv i Ëerderit, Bauman: “Dielli dhe relaksimi janë të rëndësishme, por fotografia është për të ardhur keq për shkak të situatës sonë. Ne do të flasim me të kur ai të kthehet”, ka thënë prerë Bauman. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

Recargando baterías, 2020 allá vamos!! #energiasolar #phiphizarro

A post shared by CP14 (@claupiza14) on