Gjyqtari që do ndihmonte Realin? Absurditet!

0

Skandali i denoncuar hapur nga një asistent i gjyqtarit që ishte vënë nën presion për të marrë vendime në favor të Real Madridit për “El Classico”-n e ardhshme kundër Barcelonës më 21 nëntor, vazhdon të komentohet në Spanjë. Policia spanjolle është duke hetuar deklaratat e personit. Radiostacioni “Cadena COPE” publikoi një dokument të prezantuar në polici nga Jacinto Vicente Hernandez, avokat i specialist në sport. Dokumenti prej gjashtë faqesh sqaron se si asistenti, i cili ka dashur të mbetet anonim për arsye profesionale, u kërkua të marrë vendime në favor të Realit për duelin e madh të muajit të ardhshëm. Por, sipas të përditshmes sportive madrilene “Marca”, deklaratat janë duke u konsideruar si jo të besueshme dhe rasti po shkon drejt arkivimit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image