Gjyqtari i supersfidës, “deja vu” në Korçë

0

Do të jetë Kridens Meta arbitri i supersfidës së sotme Skënderbeu-Kukësi, që do të luhet në Korçë prej orës 18:00.

Arbitri i njohur ka gjykuar për herë të fundit këtë sezon ndeshjen Laçi-Partizani 0-1, ndërsa në fund të shkurtit drejtoi edhe ndeshjen Hibernians-Hamrun Spartans, në Maltë.

Këtë sezon Meta ka drejtuar edhe ndeshjet Kukësi-Tirana 0-0 si në kupë, ashtu edhe në kampionat, Laçi-Skënderbeu 1-1 në kupë, Skënderbeu-Partizani 1-2 dhe Kukësi-Teuta 3-0. Përveç këtyre sfidave, Meta ka gjykuar, për koincidencë, edhe sfidën e 22 tetorit të shkuar, Skënderbeu-Kukësi 0-0.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image