Gjyqi në KAS, Skënderbeu del me komunikatë zyrtare

0

Skënderbeu ka publikuar një dokument të mbërritur nga KAS, ku bëhet publik fakti se çështja e klubit korçar është dëgjuar nga Këshilli i Arbitrave Sportiv në Lozanë dhe se një vendim për këtë çështje do të jepet në muajt e ardhshëm.

Çfarë shkruhej në këtë dokument: Zoti Takaj, Ne mund të konfirmojmë se çështja juaj (Skënderbeu kundër UEFA) është dëgjuar në KAS, me datë 16 prill 2019 dhe do të jepet një vendim në muajt e ardhshëm. Ky informacion mund të shpërndahet dhe publikisht.

Njoftimi i Skënderbeut – Të dashur sportdashës dhe tifozë, në përgjigje të interesit tuaj mbi çështjen që po zhvillohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv po publikojmë letrën zyrtare të zyrës ligjorë që po mbron interesat e klubit.

Ky është i vetmi informacion që mund të bëjmë publik momentalisht. Lutemi të mos bini pre e aludimeve dhe lajmeve pa fund mbi çështjen në fjalë. Shpresojmë për më të mirën! Me respekt, KF Skënderbeu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.