Gjyqi me Erjon Vucajn, Vllaznia del me qëndrim zyrtar

0

Erjon Vucaj dhe Vllaznia do të përballen në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, pasi mesfushori prej dy javësh ka kërkuar zgjidhjen e kontratës, ngritur mbi bazën e disa pretendimeve që ai mendon se ja japin këtë të drejtë. Mes palëve nuk ka pasur seancë pajtimi, ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi i Vllaznisë.

Në një komunikatë të tyre thuhet se nuk kanë asnjë detyrim ndaj mesfushorit, ndërkohë që konfirmohet se për të dhe për të gjithë lojtarët e tjerë ka pasur sanksione. Gjithashtu ata sqarojnë se nuk kanë asnjë problem me Vucajn, por mundohen të mbrojnë të drejtat e klubit.

KOMUNIKATA E KLUBIT SHKODRAN
Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a. sqaron opinionin futbolldashës lidhur me pozicionin e tij në marrëdhënien me futbollistin Erjon Vucaj:

– Futbollsti Erjon Vucaj ka patur një kontratë me KF Vllaznia sh.a., me të drejtë rishikimi në mes palëve për vazhdimin ose jo edhe për një sezon, në mbyllje të kampionatit 2017- 2018. Në zbatim të një klauzole të kësaj kontrate, Vucaj ka njoftuar Klubin në mars 2018 se nuk dëshiron ta rinovojë. Vucaj është lojtar i Vllaznise dhe madje pas marrëveshjes së arritur me Vucaj për huazim, ai ka luajtur edhe me Luftëtarin në Kupat e Europës.

– KF Vllaznia sh.a. nuk ka asnjë detyrim financiar apo të ndonjë lloji tjetër ndaj futbollistit Erjon Vucaj. Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe vetë futbollisti, i cili ashtu siç edhe pjesa tjetër e ekipit, është njoftuar në kohë për sanksionet e vendosura në mbështetje të Rregullores së Klubit për rënien nga Superliga.

– Është e drejta e Vucajt t’i drejtohet Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, por e konsiderojmë të panevojshme, të paktën sa i takon marrëdhënies së tij me KF Vllaznia sh.a. sepse ne nuk kemi asnjë konflikt me këtë futbollist apo çdo futbollist tjetër.

Jo vetëm në këtë rast, por në të gjitha rastet kujtojmë se prioritare janë interesat e KF Vllaznia sh.a., të cilat jemi të vendosur t’i mbrojmë me të gjitha mjetet ligjore në FSHF, UEFA apo edhe FIFA.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.