Gjyla tregon “sekretin” e fitoreve radhazi

Në 11 javët e luajtura në kampionatin e Kategorisë së Parë, skuadra e Lushnjes ka treguar shumë oshilacione. Në 8 javët e para kishte grumbulluar 8 pikë, ndërsa në tre ndeshjet e fundit ka arritur tre fitore, 9 pikë.

Për këtë dukuri, trajneri i lushnjarëve Ilir Gjyla, deklaron për Sportekspres.com se, “sekreti” i kësaj situata qëndron te forca e skuadrës. “Nuk ka ndryshuar asgjë nga skuadra e 8 ndeshjeve të para, por mendoj se në tre ndeshjet e fundit është konsoliduar mirë. Sepse te Lushnja në fillimin e sezonit erdhën disa futbollistë jashtë forme”, kështu theksoi trajneri Gjyla për Sportekspres.com.

Duke qenë se 9 pikët e marra në tri ndeshje e kanë ngjitur Lushnjen në renditje, tekniku tregon se gabimet e javëve të para janë minimizuar. “Kur them konsolidim, kam parasysh minimizimin e gabimeve në 8 javët e para, por këtu mendoj se edhe fati ka qenë me ne”.

Për ndeshjen e radhës me Egnatian, Gjyla kërkon të ulë euforinë e skuadrës së tij. “Egnatia është një skuadër simpatike, ka në përbërjen e saj disa futbollistë lushnjarë, shumë cilësorë. Do jetë si një “derbi” lushnjarësh, ku Lushnja do të fitojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *