Gjyla: Sezonin e ardhshëm synojmë Superioren, ja çfarë e penalizoi Lushnjen!

0

Pas mbylljes së kampionatit në Kategorinë e Parë, nga Lushnja lajmet nuk kanë qenë negative, sa i përket situatës në këtë skuadër, pasi duke qenë një klub me financim nga Bashkia e Lushnjes, ana financiare e saj ka qenë në nivele shumë të mira.

Gjithsesi, rezultatet nuk i janë përgjigjur këtij kujdesi. Edhe pse zgjedhjet e 30 qershorit janë në prag, për SportEkspres.com, trajneri Ilir Gjyla deklaron se shumë futbollistë po kërkojnë që të afrohen te kjo skuadër, duke patur garanci të larta financiare.

SITUATA – “Lushnja ka vite në varësi të plotë administrative të Bashkisë së Lushnjës dhe kjo është edhe një prej arsyeve që skuadra po arrin jo vetëm të mbijetojë në të Parën, por edhe ka hyrë në zonën Play-off. Mungesa e një sponsori është një prej faktorëve që na penalizon për më shumë, gjithsesi, ne kemi marrë maksimumin në sezonin e kaluar dhe situata është normale në këtë periudhë pushimesh”.

VAZHDIMËSIA – “Duke qenë se financat tona janë të qëndrueshme dhe shumë të mira, në këtë periudhë pushimesh na kanë ardhur disa oferta nga lojtarë cilësorë të Kategorisë së Parë. Duke parë seriozitetin që ka bashkia jonë në pagesat e larta, këta futbollistë na kanë garantuar që pas 30 qershorit të jenë pjesë e skuadrës sonë. Ne do ulemi këto ditë dhe do flasim me drejtuesit tanë, për të ndërtuar një skuadër më të mirë në sezonin e ri”.

PANKINA – “Unë kam një kontratë pune me drejtuesit e skuadrës, por edhe me tifozerinë lushnjare, dhe do vazhdoj të jem në drejtimin e Lushnjes. Mua më nxisin profesionalisht projektet ambicioze që ka Bashkia për futbollin lushnjar në tërësi, dhe në veçanti për këtë skuadër që unë do vazhdoj ta drejtoj. Sezonin tjetër do kemi një Lushnje që nuk do të kënaqet duke qenë në zonën Play-off, por me synim ngjitjen në Superiore”.

INFRASTRUKTURA – “Unë nuk bëj pjesë te ata trajnerë që qahen, se për të marrë rezultate më të larta i ka penguar infrastruktura. Çdo trajner e ndërton punën në skuadër në atë infrastrukturë që ka, dhe a ka nevojë për përmirësime? Natyrisht që po, por mendoj se duhet të jemi më të formuar profesionalisht që kapacitetet në skuadër të dimë ti vemi në shërbim të rezultateve pozitive”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.