Gjoni: Besëlidhja i ka kapacitetet për ta ndalur Vllazninë

Numri një i pankinës së Besëlidhjes, Vladimir Gjoni, në prag të ndeshjes së javës së 21-të me Vllazninë në Shkodër, deklaron për SportEkspres.com se skuadra që ai drejton është në formë dhe do të luajë për ta ndalur Vllazninë. Shkodranët renditen në vendin e parë në grup dhe numërojnë 12 pikë më shumë se lezhjanët.

Tekniku i lezhjanëve thekson se në skuadër kanë futbollistë që ta arrijnë synimin e tyre në Shkodër. “Edhe pse ne kemi dalë nga objektivat tona për këtë sezon, kjo nuk na ka ndalur që ne të jemi seriozë në këtë garë të Kategorisë së Parë. Këtë javë luajmë në transfertë në Shkodër dhe jemi të gatshëm që ta ndalim skuadrën shkodrane.

Në skuadrën tonë i kemi kualitetet që ta arrijmë këtë synim, edhe pse Vllaznia aktualisht mbetet skuadër e pathyeshme në Shkodër”, u shpreh Gjoni për SportEkspres.com para ndeshjes me shkodranët, që zhvillohet të dielën në “Loro Boriçi” prej orës 15:00.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *