Gjoka: Unë me çantë në dorë jam, u ndëshkuam nga eksperienca

0

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, nuk ia doli që të kualifikojë Kukësin për në turin e dytë të UEFA Europa League, pasi të besuarit e tij u mposhtën nga Debreçeni me rezultat të përgjithshëm, 1-4. Pas ndeshjes së kthimit në “Elbasan Arena”, Gjoka foli për RTSH Sport, ku u shpreh:

“Është për të ardhur keq për hir të së vërtetës. Skuadra duhet përgëzuar, bëri një ndeshje të mirë. Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm, shumë i shpejtë. Ky është futbolli, po nuk shënove, nuk mund të fitosh.

Goli i pësuar? Këto janë diferencat. Detajet e vogla vendosin. Ne kemi nevojë për më shumë eksperiencë për të luajtur në kompeticione europiane. Ndeshjen e nisëm mirë, por nuk shënuam dot një gol të dytë. Gjithsesi, unë mendoj se skuadra ka bërë më të mirën e mundshme.

Skuadra? Iku kjo situatë, të shohim çfarë do të ndodhë me të ardhmen. Mendoj se kjo skuadër ka nevojë të mbahet e gjitha dhe të përforcohet. E ardhmja ime? Çfarë lidhje ka kjo? Stoli im në rrezik apo jo, rëndësi ka që skuadra bëri maksimumin ndaj një ekipi si Debreçeni. Kjo skuadër e ka bërë punën e vetë. Gjithsesi, ne trajnerët me çantë në dorë jemi”, tha Gjoka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.