Gjoka: Sot nuk kishim fat, vetëm diçka na streson!

Ernest Gjoka, trajneri i Kukësit, e përsëriti se vendi i dytë ishte synimi i skuadrës së tij. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Pretendoj të blindoj vendin e dytë. Nëse do vazhdonim me fitore dhe ata të bënin hapa fals, do shikonim lart. E rëndësishme ka qenë të ruaj vendin e dytë. Rastet e humbura? Krijuam, por fati nuk ishte me ne. Raste kishim, loja ishte e mirë, por fati ishte i keq. Kjo ndoshta ndikoi te futbollistët e mi”.

“Doja të fitonim dhe t’i linim kundërshtarët prapa. Ka ditë që sulmuesit nuk kanë fat. Rexhinaldo e Shkurtaj nuk shënuan, por bënë gjithçka. Fati mungoi. Për të marrë Kupën do bëjmë gjithçka të shkojmë në finale fillimisht”.

“Lodhja? Normalisht ka ndikim. Kampionati ka qenë i ngarkuar. Ka disa javë që kam vetëm 12 lojtarë. Kanë mbajtur barrë të rëndë. Për këtë u lashë 48 orë pushim. Të mërkurën zbresim në fushë dhe do mendojmë vetëm për gjysmëfinalen”.

“Episodi me Rexhinaldon? Nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Shkoi në dhoma për arsye personale. Nuk ndikoi nervozizmi i Rexhinaldos. Nuk kishte fat. Na duhet të bëjmë mirë dhe për këtë stresi është prezent. Kjo na streson, që duhet të bëjmë mirë. Duhet të menaxhojmë situatën dhe të shohim përpara”.

“Kërkova të na ndihmonte presidenti të na sillte në Kamzë, pasi këtu ka tifozë. E shikoni që po na mbështesin dhe në vazhdim do na vijnë edhe më shumë. Kjo është një oksigjen për ne”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *