Gjoka: Sot luajti baza e ekipit, i bindur se e kalojmë Debrecenin

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli sot pas ndeshjes miqësore kundër Laçit, e cila u mbyll e barabartë 1-1. Për sfidën e sotme, por dhe për ndeshjen e Europa League përballë Debrecenit, trajneri i Kukësit u shpreh:

FORMACIONI – “Sigurisht që skuadra në përbërje ka këto lojtarë. Nga këto lojtarë që kemi, të gjithë janë në gjendje të mirë fizike. Sot luajtën ata që janë baza e ekipit dhe që do të luajnë pas 10 ditësh, por në rast se dikush që nuk luajti do të ketë përmirësime fizike dhe në cilësi, pse jo do aktivizohet. Por baza e ekipit mbetet kjo”.

MERKATO – “Në merkato jemi, na duhen lojtarë, pasi duhet të përballojmë jo vetëm Kupat e Europës, por dhe kampionatin, pasi me kaq lojtarë sa kemi, nuk mund ta përballojmë. Koha është e limituar dhe duhet të veprojmë sa më shpejt. Duhet të kemi uri të madhe për t’u përmirësuar dhe të jemi sa më të gatshëm”.

KUNDËRSHTARI – “Po e studiojmë kundërshtarin, kemi filluar dhe me video-analizë. Gradualisht, skuadra ka filluar ta njohë kundërshtarin, Debrecenin, elementet e fortë të saj, pikat e dobëta. Skuadra po përshtatet mjaft mirë në raport me kundërshtarin.

KUALIFIKIMI – “Nuk ecim me përqindje, por me shpirtin e garës, me urinë që ka skuadra. Nëse ne do i kemi këto vyrtyte dhe të japim maksimumin, jam i bindur se do e kalojmë Debrecenin”, përfundoi Gjoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *