Gjoka: Po u largova nuk bie bomba, ja episodi me Ramën

0

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, fitoi Kupën e Shqipërisë me Kukësin. Menjëherë pas finales së fituar, Gjoka foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport, ku u shpreh:

PROBLEMET E RAMËS – “Valdeti (Rama) më tha që të vendosja një lojtar në nxehje, pasi kur mbaroi pjesa e parë filloi të ndjente dhimbje. Diçka që ndodh shpesh në futboll, është mëse normale”.

E ARDHMJA – “Në profesionin tonë ne duhet të kemi vazhdimësi. Gëzohem shumë që e mora këtë trofe. E lashë para dy vitesh me trofe dhe rikthehem tani me trofe. Tani, shpresoj të kemi fat në Kupat e Europës”.

SKUADRA DHE MERKATO – “Me zotin Gjici e kemi konfirmuar që para një muaji që boshti i skuadrës do mbetet. E kam thënë dhe më parë, kjo skuadër cilësi”.

KUPAT E EUROPËS –  “Unë ika nga Kukësi pasi nuk e arrita objektivin, që ishte kalimi i turit të parë në Champions League. Për mungesë fati e gjërash të tjera ne nuk e kaluam. Të shpresojmë që të kalojmë një ose dy ture, ëndrra ime është të shkoj në grupet e Europa League. Ne trajnerët jemi gjithë kohës me çantë, nuk është se do të bie bomba po u largova”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.