Gjoka: Pikë e artë, ndaj një rivali tepër të fortë

0

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, është shfaqur dukshëm i lumtur pas brazimit ndaj Skënderbeut, i arritur në fundin e takimit, me një gol nga braziliani Kale, i futur në pjesën e dytë. Në Supersport, Gjoka deklaroi: “Duke pasur parasysh vështirësinë e ndeshjes dhe nivelin e kundërshtarit, mendoj se morëm maksimumin e mundshëm, ndaj jam i kënaqur.

“Është një pikë force dhe morali për skuadrën. Jemi në rrugën e duhur, morëm një pikë të rëndësishme dhe duhet të luajmë ashtu si në pjesën e dytë, për të arritur objektivat.

Ndërrimet? I kishim planifikuar dhe menduar gjatë, kishim punuar shumë gjatë javës për çdo situatë të mundshme. Në pjesën e dytë dhamë gjithçka, është një pikë shumë e vlefshme, ndaj një kundërshtari shumë të fortë.

“Kemi 26 javë që nuk humbasim, të gjithë presin rënien tonë, por jemi ende të parët dhe vazhdojmë rrugën tonë. Nuk shohim çfarë thonë rivalët, shohim punë tonë.

Paraqitja e dobët në pjesën e parë? Mesfusha dhe sulmi ishim shumë të ndara, jo mbrojtja dhe mesfusha. Më pas i gjetëm zgjidhjet që kërkonim”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here