Gjoka, kur barazimi të shijon dyfish

0

Ernest Gjoka nuk kishte humbur asnjëherë në Kukës sezonin e shkuar. Nuk humbi as këtë radhë, madje këtë radhë si kundërshtar me një skuadër më të dobët në letër barazimi 2-2 të ngjan si një fitore. I ka shijuar dyfish. E para, sepse mori një pikë të artë në misionin për ta rritur dhe më shumë Vllazninë dhe e dyta sepse e fitoi këtë pikë ndaj një skuadre që ka president Gjicin. “Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë”, thuhet në këto raste. Gjici një natë më parë Live në Supersport i vuri një notë më të vogël sesa trajnerit aktual Milinkoviç, pavarësisht se Gjoka fitoi Superkupën e kampionatin, ndërsa Milinkoviç ka humbur Superkupën dhe ndoshta do humbasë dhe kampionatin.

Milinkovic që në “Zona Gol” mori nga Gjici një 9, nuk meritonte sot më shumë se 4.5. Megjithëse nuk kishte një mesfushor qendre të aftë si Zeqiri, luajti me 4 sulmues të deklaruar dhe me Bakajn në mesfushë. Diçka nuk shkonte, sidomos në hapësirat që krijoheshin në mbrojtje. Kukësi më i dobët shkon në kupat e Europës dhe Gjici nuk e ka thërritur Milinkoviçin që t’i tregojë rrugën e Europa Ligës, por të përsërisë suksesin e sezonit të shkuar. Pesë pikë larg Skënderbeut dhe me një barazim jo dhe aq bindës ka dyshime që muaji i mjaltit mund të mbarojë shumë shpejt. “Deri tani një 9”, tha Gjici. Gjërat mund të ndryshojnë. Po ashtu dhe nota për trajnerin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image