Gjoka kryen stërvitjen e parë me Kukësin, verilindorët me staf të ri

Ernest Gjoka u rikthye në krye të Kukësit pas shkarkimit të Ramadan Ndreut, i cili e mbylli me verilindorët pas ndeshjes së humbur kundër Kastriotit. Përveç trajnerit Gjoka, me ekipin e Kukësit është bashkuar dhe Fatjon Tafaj, i cili do të jetë trajner i dytë. Rrahman Hallaci mban postin e tij të zv. trajnerit.

Njoftimi i Kukësit

Pas zyrtarizimit të trajnerit Ernest Gjoka në krye të pankinës së skuadrës së Kukësit kanë nisur përgatitjet për Javën e  XXVIII-të të Kategorisë Superiore.

Trajneri Gjoka, pas prezantimit me futbollistët, nisi menjëherë seancën stërvitore. Me ekipin tonë është bashkuar dhe Fatjon Tafaj, i cili do të jetë trajner i dytë bashkë më zëvendës trajnerin Rrahman Hallaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *