Gjoka i zhgënjyer: Përgjegjësia ime, duhet reflektim

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, ka mbetur shumë i zhgënjyer nga disfata kundër Luftëtarit, që ndërlikon jashtëzakonisht renditjen e shkodranëve. Gjoka ka folur shkurt, duke marrë gjithë përgjegjësitë pas humbjes, ndërsa është dukur i dëshpëruar, ndoshta duke menduar edhe largimin, duke parë që skuadra sot nuk dha asgjë nga ajo që ka treguar në shumë ndeshje këtë vit.

“Ishte një ndeshje shumë e keqe, nuk bëmë asgjë nga ajo që duhej të bënim dhe këtu kam faj edhe unë. Kam përgjegjësi direkte, ndoshta nuk kam ditur si t’i motivoj si duhet këta lojtarë. Ndoshta është momenti për të reflektuar.

“Raste të diskutueshme për Vllazninë në zonën e Luftëtarit? Nuk ka pse t’u japim rëndësi këtyre episodeve, duke parë si luajtëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *