“Gjoka është pa punë, se nuk është trajner i mirë”, Irakli Dzaria bie me këmbët e tij pas 6 muajsh

Irakli Dzaria do të kthehej në qendër të vëmendjes në mediat shqiptare, duke thënë se Gjoka që ishte asokohe pa punë, nuk ishte trajneri i mirë. Thuhet gjithmonë se koha është treguesi më i mirë i gjithçkaje dhe këtë herë mund të buzëqesh trajneri shqiptar.

Mesfushori gjeorgjan është larguar nga Valleta pas 6 muajsh pasi nuk bënte më pjesë në planet e skuadrës, Aktualisht është Dzaria që këtë herë përfundon “në rrugë” dhe në bazë të llogjikës dhe mënyrës së të menduar në rastin e Gjokës, lojtari gjeorgjan “fundos” vetveten në një farë mënyre. Ndërsa Gjoka vazhdon të punojë për objektivat madhore të Shkëndijës së Tetovës, Dzaria duhet të gjejë shtëpinë e re. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *