Gjoka: Ekipi ka cilësi, por kanë mbetur vetëm dy lojtarë nga Kukësi i mëparshëm

0

Ernest Gjoka është rikthyer në drejtim të Kukësit, një vit e gjysmë pas eksperiencës së tij të parë me këtë klub, të cilin e udhëhoqi drejt titullit të parë kampion.

Në një intervistë për “RTSH SPORT”, trajneri kryeqytetas u shpreh se ka skuadra e tanishme ka pësuar ndryshime rrënjësore nga ekipi i mëparshëm”

“Situata është ndryshe pasi nga ai Kukës kanë mbetur vetëm 2 ose 3 lojtarë. Ajo skuadër e arriti objektivin e vjet, ndërsa kjo skuadër duhet të punojë ende. Mund të them se ekipit nuk i mungon cilësia”.

“Objektivat e Kukësit janë gjithmonë trofetë dhe kalimi i sa më shumë tureve të Kupave të Europës. Më parë nuk ia dolëm dot për shkak të disa faktorëve. Tani duhet të shikojmë përpara si. Presidenti i Kukësit kërkon gjithçka”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.