Gjoka e pranon: Ishim pafat, titulli histori e mbyllur!

0

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka foli pas humbjes me Flamurtarin, duke thënë që titulli kampion është një histori e mbyllur tashmë. Në fjalën e tij për “Supersport”, numri një i stolit tha:

“Më vjen shumë keq, më shumë më vjen keq për ekipin, pasi krijuam gjithçka, por nuk gjetëm golin. Gjithsesi, jam i gëzuar deri diku për atë që po prodhojmë.

Titulli i mbyllur? Sigurisht. Gjëja kryesore ishte për të kaluar me sukses Flamurtarin që t’i mbanin më larg. Na duhet me patjetër ky vendi i dytë dhe duhet t’i shohim ndeshjet me kujdes.

Sot kishim shumë probleme. Përveç mungesave si Dzaria dhe Shameti, ishin dhe Limaj e Maliqi që u dëmtua në Laç. Nuk kishim mundësi të freskonim skuadrën. I ra barra maksimale Musollit, që nuk duhej absolutisht që të luante 90 minuta. Sot kisha vetëm Çyrbjan në stol, pjesa tjetër ishin të rinj.

Kordeiro? Sigurisht që kemi humbur vlera me rikthimin e atij në mbrojtje. Ndoshta mund të ndryshonim diçka tjetër, por riskova dhe e lashë në mbrojtje. Kisha Ethemin dhe Çyrbjan. Të tre janë lojtarë që kanë luajtur dhe kanë dhënë shumë. Sot me shumë keqardhje, na mungoi fati. Gjithsesi, kështu është futbolli, i bukur dhe i paparashikueshëm.

Unë them që në këto situata, skuadrat bëhen të rrezikshme. As leku nuk të motivon aq sa të motivon fitorja dhe renditja në tabelë. Sukaj është një lojtar dinak dhe këto raste nuk i fal. Cuculi humbi kontrollin” tha Gjoka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.