Gjoka: E dija që do ishte një ndeshje delikate

0

Para ndeshjes kundër Korabit trajneri Ernest Gjoka kishte paralajmëruar se skuadra e tij duhej të mos mendonte për Skënderbeun, por ndoshta skuadra nuk e ka dëgjuar. Kundër Korabit u arrit një fitore jo aq e lehtë sa pritej, ndërsa pas ndeshjes Gjoka u shpreh: “Kundërshtari na bëri një eurogol dhe na nervozoi. Barazuam, por ishim të qetë, edhe pse e dinim se nuk do të ishte e lehtë dhe ashtu rezultoi. Këto ndeshje janë delikate dhe mund të hedhin poshtë gjithë punën”.

Që në pjesën e parë Gjoka zëvendësoi Grecën dhe më në pushim nxorri edhe Gurin: “Zëvendësimet bëhen për t’i dhënë cilësi skuadrës, prisja më shumë nga lojtarët të cilëve u dhashë një shans në formacion sot. Dvornekoviç dhe Kale e rritën skuadrën”.

Një 11-metërsh ktheu ndeshjen në favor të Kukësit: “Penalltia ishte. Nuk kemi nevojë për penallti, për asgjë. Nuk duhet të na sulmojnë, të na denigrojnë. Kampionati? Ai është i hapur. Kemi afër Skënderbeun e Partizanin, ndaj kampionati ka kohë dhe lufta për titull është e fortë”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image