Gjoka: Do rishikoj pozicionin tim, shumë e vështirë për t’u motivuar

0

Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka u pa shumë i zhgënjyer pas humbjes kundër Kastriotit. Për “Supersport”, trajneri tha se do të rishikojë pozicionin e tij dhe se e ka shumë të vështirë të motivojë skuadrën.

HUMBJA – “Sot ishte një ndeshje për t’u fituar. Nuk u fitua dhe të gjithë do të mbajmë përgjegjësitë tona. Do ta mendoj largimin nga Kamza. Do të flas me presidentin dhe do të rishikoj pozicionin tim”.

NDESHJA – “Ishin dy pjesë të ndryshme, por mos harroni që ishte një presion i madh., duhet të ishim më të kujdesshëm dhe të shtynim disi përpara, por nuk u realizua me sukses”.

PENALLTIA – “Sigurisht që do të ishte vendimtare. Këto janë ndeshje shumë të vështira dhe nëse do të shënonim një gol, ndeshja do të ishte shumë më ndryshe.

POZICIONI – “Kam vështirësi, pasi ne erdhëm që të bënim diçka ndryshe. Nuk po ia dalim dot dhe do të rishikoj pozicionin tim. Nuk po motivohemi dot dhe gjërat në futboll shkojnë të gjitha bashkë”,- u shpreh Gjoka.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.