Gjoka buzëqesh, Kamzës i rikthehen tre futbollistë

Kamza mori një pikë në transfertë kundër Teutës, ndërkohë që përgatitet për ndeshjen me Kastriotin në shtëpi. Skuadra periferike e kryeqytetit e ka detyrim fitoren dhe normalisht që nuk i lejohet hap hals të dielën.

Trajneri Ernest Gjoka do ta ketë edhe më të plotë ekipin, pasi tre lojtarë që ishin të pezulluar rikthehen të gatshëm. Kështu, Bruno Arrabal, Klaudio Bonani dhe Majkëll Peçi e kanë shlyer dënimin prej kartonëve të verdhë.

Stafi teknik i Kamzës mund t’i bëjë llogaritë me ta në këtë ndeshje të rëndësishme. Barazimi i fundit me Teutën, si dhe shlyrja e një page ka bërë që të rikthehet optimizmi te skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka. Gjithsesi situata në renditje mbetet shqetësuese dhe deri në fund do të ketë betejë për qëndrimin në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *