Gjoka: Besoj te futbollistët që kam, Kamzën do ta nxjerrim nga vështirësitë

0

Kamza po vijon përgatitjet për gjysmën e dytë të sezonit, ku ekipi nga periferia e kryeqytetit ka zgjedhur të mos udhëtojë jashtë vendit. Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka folur për “RTSH Sport”, ku ka folur për merkaton dhe për përgatitjet.

“Stërvitja në plazh? Nuk është çështje kënaqësie, ne po bëjmë maksimumin edhe këtu ku jemi. Çunat po rikuperohen dhe po përmirësohen nga dita në ditë. Shpresoj që me fillimin e kampionatit, të jemi të gjithë të gatshëm.

Mendoj që ndoshta na duhet dhe një mbrojtës tjetër alternativë. Mos harroni se kemi transferuar Shalën, një mbrojtës të majtë. Na duhet dhe një qendërmbrojtës, por dhe nëse jemi këto që jemi, besoj se do të bëjmë mirë.

Unë besoj te futbollistët që kam në skuadër, kanë cilësi dhe eksperiencë. Shpresoj që këta lojtarë që janë këtu, do ta nxjerrin Kamzën nga kjo vështirësi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.