Gjobitet 15 mijë euro, por nuk do e besoni sa ka fituar biondja e momentit!

Kinsej Volanski është emri më i përfolur për momentin. Modelja amerikane u bë e famshme gjatë finales së Champions Ligës midis Totenhemit dhe Liverpulit. 23-vjeçarja i befasoi të gjithë gjatë pjesës së parë të duelit anglez.

Gjysmë e zhveshur, biondja nisi një vrapim midis fushës së “Wanda Metropolitana”, duke rritur entuziazmin në shkallë dhe befasuar lojtarët e të dy ekipeve. Agjentët e sigurisë nuk humbën kohë dhe e nxorën jashtë, por qëllimi u arrit. Kinsej dhe burri i saj zotërojnë një faqe për të rritur në internet, që quhet “Vitaly Uncensored”.

Faqja kishte vetëm 300 mijë ndjekës, ndërsa pas finales numri shkoi në 2.4 milionë të tillë! Një gjetje origjinale, por UEFA ka reaguar menjëherë. 15 mijë euro është gjobitur bukuroshja për veprimin e saj, por kjo shumë është e papërfillshme krahasuar me fitimet që i ka sjellë “pushtimi” i fushës.

Sipas llogarive të “Apex Group Marketing”, impakti publicitar i ka sjellë asaj dhe burrit të saj një fitim prej 3.5 milionë eurosh! Jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, ku mund të bëhesh i famshëm brenda pak sekondash. Jo vetëm kaq, por mund të mbushësh edhe xhepat njëherë e mirë. Kinsej ia doli…

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *