Gjoba e zakonshme dhe mbyllje dyersh për Flamurtarin, Elbasani fiton në tavolinë dhe një futbollist dënohet 2 vjet

0

Janë publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me fundjavën e shkuar në futbollin shqiptar dhe ka pasur vetëm një vendim për sa i përket Superiores, pasi Flamurtari është gjobitur sërish, për ofendimet dhe parullat e tifozëve në ndeshjen kundër Kamzës. Nuk mjafton: edhe 4 ndeshje pa tifozë, për t’i parë ndeshjet pa zë, ose për të mos i parë fare!

Ndërkaq, vijojnë humbjet në tavolinë për Mamurrasin, që tashmë ka dy humbje rresht pa zbritur në fushë dhe në rast se do të ndodhë më, i takon që të përjashtohet fare nga kampionati.

Skrapari-Elbasani është akorduar 3-0 në tavolinë për Elbasanin, ndërsa futbollisti i Skraparit Jurgen Gogo, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 24 muaj pezullim nga çdo aktiviteti futbollistik dhe gjobë në masën 20.000 lekë.

  1. “Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë.

  1. Zyrtari i KF “Teuta”, Klodian Dervishi, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
  2. Lojtari i FC “Internacional”, Julian Ferro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF “Besëlidhja” Kristi Memi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a) të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshjes dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
  4. Lojtari i KF “Besëlidhja”, Camara Oumar Tourad,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1.d) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i KF “Vllaznia B”,Ervis Kraja, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF “Bylis”, Andreazzi Gregatti Luiz Henrique, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit në ndeshjen kundër “Tomorri”, në bazë të Nenit 48/1/b) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF ‘Shënkolli”, Ruben Danaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke e goditur me shpullë, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i KF ‘Naftëtari”, Klajdi Pepa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshjes pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ermis Sulaj, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezillim nga aktivitetit.
  10. Lojtari i FC “Klosi”, Spiro Kordha,për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit duke e ofenduar me fjalë fyese, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i KF “Veleçiku” , Ervis Plishta, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. KF “Adriatiku Mamurras” për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Tirana B” planifikuar të luhej më datë 22 Tetor 2017 , në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0.
  13. Zyrtari i KF “Kevitan”, Viktor Zuna, për protestë ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të nenit 56 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  14. Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për lojë të rëndë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/b), dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes , në bazë të nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. KF “Këlcyra”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës e duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/a) të KDS dënohen me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë dhe zhvillimin e një ndeshje pa spektatorë. Në zbatim të Nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  17. Lojtari i KF “Skrapari” Jurgen Gogo, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b) dhe 49/3 të KDS dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga çdo aktiviteti futbollistik dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  18. KF “Skrapari”, për shkak të shkeljeve disiplinore të lojtarit Jurgen Gogo, që kanë shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës, në bazë të Nenit 64/c dhe Nenit 65/3.b) të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF “Elbasani” në tavolinë me rezultatin 3-0 si dhe me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës.
  19. Lojtari i KF “Tirana” U-19, Redi Veriu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  20. Lojtari i KF” Skënderbeu” U-19, Astrit Sulce, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  21. Lojtari i A.F. “Dinamo” U-19,Xhoel Peci, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d) të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  22. Lojtari i KF “Tirana B” U-19, Bektash Vasha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  23. Lojtari i KF “Butriniti” U-19, Redian Basha, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  24. KF “Shkëndija B.T” U-17, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes jo sportive te tifozerisë , në bazë të Nenit 13 të KDS do të përshkallëzohen masat disiplinore.
  25. KF “Korabi” U-17” për mos paraqitje në ndeshje me KF “Brian” U-17 e planifikuar të luhej me datë 22 Tetor 2017 ,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  26. Pranimin e kërkesës së lojtarit Mario Bilo, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit nr. 9 datë13.04.2017 (pika 9). Në zbatim të Nenit 33/4 të KDS, vënien në provë të lojtarit për një periudhë 6 mujore.
  27. Pranimin e kërkesës së lojtarit Selaudin Cuno, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit nr. 9 datë13.04.2017 (pika 9). Në zbatim të Nenit 33/4 të KDS, vënien në provë të lojtarit për një periudhë 6 mujore.
  28. Rrëzimin e kërkesës së KF “Memaliaj”, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image