Gjoba e Runit shkon për bamirësi

0

Klubi i Evertonit ka konfirmuar se sulmuesi i këtij ekipi Uejn Runi është gjobitur me dy javë rrogë ose e thënë ndryshe 300 mijë sterlina gjobë pasi u arrestua nga policia duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Por, klubi nga Liverpuli ka bërë me dije se e gjithë gjoba që do t’i mbahet Uejn Runit do të shkojë për bamirësi për komunitetin. “Press Association Sport” ka bërë me dije se klubi i Evertonit ka vendosur që këtë gjobë ta përdorë për fushatë sensibilizimi për ndalimin e përdorimit të makinës në gjendje të dehur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here