“Gjob”! Idriz Batha ironizon me mediat dhe tregon “fajtorin”: Ja kush i ka thyer rregullat dhe stërvitet

Tirana ka dalë në ditën e djeshme në stërvitje, duke thyer kështu rregullat e izolimit në shtëpi. Bardheblutë ishin sërish në shtëpinë e tyre të vjetër në fakt, “Selman Stërmasin”, pasi jemi mësuar ta shohim tashmë në “Air Albania”, por këtë herë në një terren të hapur dhe sërish me fushë të gjelbër.

Në një kohë kur Koronavirusi është ende në përhapje në Shqipëri, kjo stërvitje shihet me mjaft rrezik. Gjithsesi, përpara se të dalë në media lajmi se bardheblutë janë duke u stërvitur, disa prej lojtarëve i kanë paraprirë gjendjes.

“Gjobë, ja ku e keni atë që thyen rregullat dhe stërvitet në stadium”, tregon Idriz Batha për Tefik Osmanin, për të ironizuar disi me mënyrën sesi do të flitej në media për thyerjen e izolimit, ndërsa ky është një vend i mirëmenduar i ekipit. /Sport Ekspres/