Gjithçka për milionat, por Juventusi zemëron tifozët me ndryshimin e fanellës

Lamtumirë vijat bardhezi në fanellën e Juventusit? Një sakrilegj, për shumë tifozë bardhezinj, por që pritet të bëhet realitet prej sezonit të ardhshëm.

Footy Headlines, që zakonisht është i mirinformuar për ndryshimet e fanellave që bëjnë klubet thuajse çdo sezon, për të shitur modelet e reja, ka publikuar fotot e fanellave të reja të Juventusit dhe është një ndryshim epokal.

Ndryshe nga tradita, pas më shumë se një shekulli Juve pritet të përdorë fanellë gjysmë të bardhë e gjysmë të zezë, duke braktisur vijat bardhezi si zemër.

Estas podrían ser las revolucionarias camisetas de la próxima temporada de la Juventus de Turín

Nuk ka rëndësi nëse historia tregon që Boniperti, Platini, Del Piero, Zidan e Ronaldo kanë veshur fanellat me vija bardhezi dhe Juventusi identifikohet me këto ngjyra, sepse milionat kanë më shumë rëndësi, me sa duket.

Revoltë në ueb, shumë tifozë protestojnë dhe kërkojnë të ndalet ky transformim, sepse pak kohë më parë Juventusi ndryshoi edhe logon dhe po shkëputet gjithnjë e më shumë nga tradita.

Estas podrían ser las revolucionarias camisetas de la próxima temporada de la Juventus de Turín

Estas podrían ser las revolucionarias camisetas de la próxima temporada de la Juventus de Turín

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *