Gjithçka në një natë, Argjentina luan më shumë se një ndeshje

Ora 1.30 pas mesnate, me orën tonë: Argjentina zbret në fushë në Ekuador, thuajse 3000 metra mbi nivelin e detit, me detyrimin për të mundur Ekuadorin dhe kushtet e vështira në Kito, ku mungon ajri dhe jo rastësisht historikisht Ekuadori e ka pasur pikën e vet të fortë, ku ka ndërtuar sukseset e vet madhore.

Megjithatë, sot është nata e Argjentinës: Ekuadori ka humbur 5 ndeshjet e fundit dhe nuk ka më shanse për një vend në Kupën e Botës, ndaj nëse jep gjithçka, do të jetë vetëm për tifozët dhe për krenari. Ka shumë më tepër në lojë Argjentina, sepse me një fitore me shumë gjasa shkon në Botëror. Një barazim e detyron të presë dhurata nga fushat e tjera, ndërsa humbja… Ja kombinimet:

FITORE ME EKUADORIN – Me tre pikë Argjentina është matematikisht të paktën në play-off kundër Zelandës së Re, që është thuajse Botëror, duke ditur që kundërshtari është mediokër. Ndërkaq, një barazim mes Perusë e Kolumbisë e çon Argjentinën direkt në Botëror, ashtu si rezultati pozitiv i Brazilit ndaj Kilit. Gjithashtu, fitorja e Argjentinës kombinuar me fitore të Perusë me diferencë golash më të vogël se Argjentina, bën që Albiceleste të shkojë direkt në Kupën e Botës.

BARAZIM ME EKUADORIN – Nëse Argjentina merr një pikë, atëherë i duhet që Brazili të mundë Kilin me dy gola e lart diferencë, ose që Peruja të mundet, ose që Paraguai të mos fitojë.

HUMBJE ME EKUADORIN – Në rast disfate, Argjentina ka dy shanse: që Paraguai të mos fitojë ndaj Venezuelës, ose që Peruja të mundet në shtëpi, por jo me më pak gola se Argjentina.

SOT

Brazil – Kili

Ekuador – Argjentinë

Perù – Kolumbi

Uruguai – Bolivi

Paraguai -Venezuelë

RENDITJA E GRUPIT TË AMERIKËS SË JUGUT

1) Brazili, 38 pikë

2) Uruguai 28 pikë

3) Kili 26 pikë

4)  Kolumbi 26 pikë

5) Perù 25 pikë

6) Argjentinë 25 pikë

7) Paraguai 24 pikë

8) Ekuador 20 pikë

9) Bolivi 14 pikë

10)Venezuelë 9 pikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *