Gjithçka e thjeshtë, objektivi i Milanit ndahet me klubin gjerman

Milani, nën presionin e dënimit për shkelje të ndershmërisë financiare, po mundohet të bëjë një merkato të kujdesshme. Gazidis është përqëndruar te lojtarë që premtojnë për të ardhmen dhe nuk kanë çmim të lartë. Më në fund ka ardhur një lajm i mirë për kuqezinjtë. Ozan Kabak është një prej lojtarëve nën shënjestrën e klubit kuqezi.
19-vjeçari është pjesë e Shtutgartit. Ekipi gjerman ka rënë në Bundesligën e dytë dhe disa nga lojtarët pritet të largohen. Drejtori sportiv i klubit gjerman është shprehur se do e lejojnë të gjejë një ekip tjetër djaloshin turk. “Nuk mendoj se do qëndrojë me në. Në të tilla raste duhet të tregohesh i matur dhe realist”, u shpreh përfaqësuesi i Shtutgart.

Ata e blenë nga Gallatasaraj në muajin janar për shifrën e 11 milionë eurove. Kabak me ardhjen e tij ka spikatur. Ai arrin të luajë si qendërmbrojtës dhe mesfushor difensiv. Për të interesohen edhe klube si Shalke, Arsenal dhe Bajern. Shifra që do e lejonte largimin e tij është rreth 15 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *