Gjithçka e planifikuar, menaxheri i CR7 pranë blerjes së klubit spanjoll!

0

Blerja e një klubi futbolli është kthyer në një hobi, pasion, ose fiksim. Ka nga ata që nuk dinë si t’i shpenzojnë paratë, por ka dhe të tjerë që mendojnë se një veprim i tillë do t’i shumëfishonte fitimet.

Horge Mendez është një nga menaxherët më të fortë në botë. Portugezi, i cili është menaxheri i Kristiano Ronaldos dhe Zhoze Murinjos, ka shprehur interes për klubin e divizionit të dytë spanjoll.

Siç raporton “El Mundo”, njerëz pranë Mendez kanë shprehur interesin për blerjen e klubit të CF Reus, klubi katalanas që garon në ‘Segunda Division”. Johan Oliver, presidenti i Reus, ka vendosur të shesë 90% të aksioneve, që mund të përfundojnë në duart e Mendez.

Më saktë në ato të Piter Lim, pronarit të Valencias, pasi përflitet se ai mund të jetë presidenti i ri i Reus. Po Mendez? Ai do të vazhdojë të bëjë rolin e menaxherit, ndërsa Reus mund të shërbejë si një klub mik. Njësoj si Uotfordi në Premier Ligë, aty ku menaxheri ka dërguar disa nga klientët e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.