Gjithçka e kryer, talenti Leao zbarkon në Milano

Milani sakrifikoi Patrik Kutronen për të sjellë në Milano talentin portugez Rafael Leao. Kartoni i 20-vjeçarit i ka kushtuar “djallit” 30 milionë euro. Leao mbylli një sezon pozitiv në Francë, ku shënoi 8 gola në 24 aktivizime.

Ditën e sotme Leao është parë në aeroportin e Malpensës, ndërsa më pas është drejtuar për në zyrat e Milanit ku do t’i nënshtrohet analizave mjekësore për të finalizuar transferimi e bujshëm.

 

20-vjeçari është një prodhim i akademisë së famshme të Sportingut të Lisbonës. Në Portugali nuk iu dha kurrë shansi për të treguar veten, por francezët e Lilës treguan të mprehtë duke siguruar shërbimet e lojtarit me kosto 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *