Gjithçka e kryer, Siti rrëmben yllin e Atletikos!

0

Mançester Siti ka nisur të përgatitet për merkaton, madje pak ditë më parë në një prenoncim për mediat, trajneri Pep Guardiola deklaroi se objektivi kryesor i afatit të ardhshëm kalimtar është mesfushori spanjoll Rodri.

Futbollisti i Atletiko Madrid shihet si zëvendësuesi ideal i Fernandinjos, për të cilin mosha 34-vjeçare që ka mbi supe ka nisur të ndikojë jo pak. Ofensiva e Sitit ka nisur prej kohësh dhe nga Spanja e bëjnë gjithçka të kryer.


Për më tepër, Rodri ka refuzuar ftesën e kombëtares U-21 të Spanjës, pasi në përfundim të kampionatit do të udhëtojë drejt Anglisë për të firmosur me ekipin e ri. Për 22-vjeçarin, “Los Colchoneros” pritet të përfitojnë rreth 70 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.