Gjithçka e kryer, Hames Rodrigez akord me gjigantin e Serie A!

Tashmë, gjithçka mund të quhet e kryer. Hames Rodrigez ka lënë Realin e Madridit dhe ka gjetur marrëveshjen me ekipin e ri. Sipas mediave italiane, kolumbiani ka rënë dakord me drejtuesit e Napolit për një kalim në ”San Paolo“.

Marrëveshja mes lojtarit dhe klubit napoletan është gjetur dhe ka mbetur vetëm për t’u arritur akordi me Realin. Për kartonin e Hames Napoli pritet të derdhë në arkat e madrilenëve 30-35 milionë euro, por nuk përjashtohet edhe një kalim me formulën e huazimit.

Mesfushori kolumbian do të rigjente në Napoli ish-trajnerin e tij, Karlo Ançelotin, me të cilin Hames ishte titullar i padiskutueshëm në Madrid. Padyshim numri një i stolit të Napolit luajti një rol thelbësor për të bindur Hames.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *