Gjirokastra mungon ende në listën e COVID-19, batuta epike e Ylli Shametit: Ai që e ka marrë, zor se e lëshon

Në Shqipëri është përditësuar lista sa i përket rasteve të COVID-19, atje ku në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar dhe 15 prej tyre kanë dalë të infektuar. Por në këtë listë mungon qyteti i Gjirokastrës, që vazhdon të mbetet i paprekur.

Por cila është arsyeja e vërtetë? Ylli Shameti që vjen pikërisht nga ky vend, mundohet t’i jap dritë dhe të zbardh këtë çështje, por sigurisht, me shumë batutë. Nëpërmjet një reagimi në “Instagram”, mbrojtësi i Gjilanit shkruan: “Në Gjirokastër tha njëri edhe po ka ardhur Korona, ai që e ka marrë, zor se e lëshon”, shkruan Shameti. /Sport Ekspres/