Gjimshiti zbret për stërvitjen e fundit në “Champions League”, tani takohet vetëm me bërryla

Nuk mund të quhet më një imazh i pazakontë takimet që bëhen më bërryla dhe jo me duar, pas situatës së panikut që ka krijuar Koronavirusi. Atalanta dhe Gjimshiti kanë zbritur për të bërë stërvitjen e fundit, para ndeshjes në mbrëmjen e sotme që do të kenë kundër Levantes.

Takimi i parë u fitua në shifrat 4-1 dhe nuk lë shumë diskutime sa i përket kualifikimit të italianëve. Gjithsesi festa nuk mund të jetë e madhe pas ndeshjes për këtë sukses historik të Atalantës, për shkak të gjendjes që ka përfshirë Italinë. Menaxheri i përgjitshëm Umberto Marinos është përshëndetur me bërryl me Luca Elatin, drejtorin e marketingut, për të shmangur shtrëngimin e duarve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *